Lansohet plani për arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", ka lansuar planin e veprimit për barazi gjinore 2023\4-2026.  I  njëjti u tha se do eliminojë pabarazinë në jetën akademike, do të ketë gjithëpërfshirje dhe do të luftojë stereotipet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se përfshirja e grave në postet drejtuese në UP është e një rëndësie të veçantë.

Ai shtoi se angazhimi për barazi gjinore shtrihet edhe në pjesën qenësore të kurrikules në mënyrë që barazia dhe diversiteti gjinor të integrohen si vlera thelbësore të programeve arsimore.

Miratimin e këtij plani të veprimit e mirëpriti ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se do të përmirësojë qasjen në arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës.

Në anën tjetër, ambasadori i Suedisë në Kosovë,  Jonas Ëesterlund, tha se kjo iniciativë shënon një përpjekje shumë të madhe për arritjen e barazisë gjinore në jetën akademike.

Hartimi i këtij plani është bërë në bashkëpunim mes Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024