Me qëllim të thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe eliminimit të burokracisë, është bërë digjitalizimi i jurisprudencës. Gjatë lansimit, kryeministri Albin Kurti tha se qasja e lehtë dhe e shpejt e shërbimit është obligim i çdo qeverie, meqë shtoi se kjo siguron efikasitet në trajtimin e nevojave të qytetarëve. Ai shtoi se nga viti 2021 e deri më tani kanë aplikuar mbi 3 mijë e 200 kandidatë për provim të jurisprudencës.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se në kuadër të programit të qeverisë për transformim digjital po punojnë në reduktimin e barrierës administrative.
Ajo tregoi se brenda këtij mandati janë organizuar gjashtë provime të jurisprudencës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se lansimi i këtij moduli ngrit nivelin e integritetit për provimin e jurisprudencës.Lansimi i digjitalizimit të jurisprudencës është bërë në bashkëpunim me GIZ-in dhe është i qasshëm në eKosova.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...