Lamtumirë Toni Kroos, futbolli humb sot një legjendë
Lexohet për: 2 min.
30-Kroos
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Perdet kanë rënë në karrierën e shkëlqyer të legjendës së Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos, pas eliminimit të ekipit të tij kombëtar nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Kroos njoftoi në maj se do të tërhiqej nga futbolli pas Euro 2024 dhe tashmë luajti ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, duke fituar Ligën e Kampionëve duke mposhtur Borussia Dortmundin, raporton KosovaPress.

Maestro i mesfushës shpresonte për një përfundim të ngjashëm në skenën ndërkombëtare edhe me Gjermaninë, por kjo gjë nuk ndodhi.

Pasi u rikthye nga pensionimi për Euro 2024 në atdheun e tij, Kroos shkëlqeu në katër ndeshjet e para për Gjermaninë, duke i ndihmuar ata të arrinin në fazën çerekfinale.

Megjithatë, sonte në “MHPArena” në Stuttgart, legjenda e Real Madridit nuk arriti të ndihmonte kombëtaren e tij kundër Spanjës pasi Gjermania pësoi një humbje 2:1 (pas kohës shtesë) dhe u eliminua nga gara.

Si e tillë, doli të ishte ndeshja e fundit që Kroos do të luante për kombëtaren gjermane.

Ndërhyrja që ai bëri ndaj Pedriut duke e lënduar në pjesën e parë ka të ngjarë të jetë kontributi më i kujtuar i ndeshjes së fundit të Kroos.

Një nga mesfushorët më të mëdhenj të epokës moderne, 34-vjeçari mbyll perdet e asaj që ka qenë një karrierë e veçantë.

Një fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë, Kroos nuk ishte në gjendje të shtonte trofeun e Kampionatit Evropian në kabinetin e tij të trofeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024