Lampard: E lehtë t’i them po Chelseat
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Frank Lampard ka folur në konferencë për media pas ritkhimit si trajner në krye të Chelseat, vendim të cilin thotë se e mori me shumë lehtësi.

Legjenda e “Bluve” kompletoi rikthimin e tij në “Stamford Bridge” si trajneri i përkohshëm pas shkarkimit të Graham Potter javën e kaluar.

“Ishte një vendim mjaft i lehtë për mua. Ky është klubi im dhe kam shumë emocione dhe ndjenja ndaj klubit. Po rikthehem në një kohë kur më kanë kërkuar të vij të marr përgjegjësi dhe ta ndihmojë klubin deri në fund të sezonit.”tha fillimisht Lampard.

44 vjeçari shtoi se e njeh mirë skuadrën dhe se do të jap maksimumin e tij, përcjellë KosovaPress.

“Jam i kënaqur që kam mundësinë dhe kam besim në veten time. Unë e kuptoj mirë skuadrën, terrenin stërvitor, stadiumin dhe tifozët dhe atë që ata duan. Do të bëj maksimumin në këtë periudhë për t'u dhënë atyre atë që duan me punën time të palodhur.”, shtoi ai.

Në rrethana të ngjashme, Roberto Di Matteo e kishte fituar punën e trajnerit pasi fitoi Ligën e Kampionëve gjatë periudhës së tij në vitin 2012.

I pyetur nëse mund t'i jepet një shans i ngjashëm, Lampard tha: “Unë nuk mendoj se ia vlen të flitet për momentet e kaluara. Roberto bëri një punë të jashtëzakonshme dhe kjo është një pjesë tjetër e historisë së Chelseat.”, tha ai.

Me Chelsean, Lampard do të debutojë të shtunën në Premier Ligë kundër Wolves.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
154
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024