Lampard e dëshironte Haalandin te Chelsea
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se ai e dëshironte me çdo kusht transferimin e Erling Haaland në klub gjatë aventurës së tij të parë në “Stamford Bridge” si trajner,

Haaland ka shijuar një sezon të parë fantastik në Angli që prej se iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmundi në një transferim që arriti shumën e 60 milionë eurove, duke shënuar 52 gola në të gjitha garat, përfshirë këtu 36 gola në 33 ndeshje të Premier Ligës, raporton KosovaPress.

Tani, Lampard ka zbuluar se dëshironte ta sillte bomberin norvegjez në Premier Ligë, para se ai të impresiononte te Borussia Dortmundi.

“Nuk e di nëse ai do dëshironte që të vinte këtu, por sidoqoftë unë isha një admirues i madh i asaj gjëje (transferimit të Haaland). A ishte afër? Vetëm ai e di përgjigjen e kësaj pyetje. Në çfarë faze ishin bisedimet? Nga pikëpamja jonë, unë e doja me çdo kusht”, tha Lampard.

Lampard vazhdon të ketë drejtimin e Chelseat përkohësisht pas shkarkimit të Graham Potter muajin e kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024