Lajm fantastik, kampionia e botës në skitari do ta përfaqësojë Kosovën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampionia e botës në skijim, Sophie Sorschag do të “fluturojë” për Kosovën.

Federata e Skitare e Kosovës (FSK) përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorchag, raporton KosovaPress.

Sorchag tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

24 vjeçarja tani është kampione e botës me Austrinë në garat ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024