Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se çka është biseduar në takimet që ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i kanë zhvilluar të martën në Prishtinë.
Lajçak dhe Escobar, kanë mbërritur të hënën në Kosovë, ku janë pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Lajçak dhe Escobar kanë zhvilluar takim edhe me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas diplomatit sllovak, atyre u është kërkuar të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet në veri.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
E në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Kurti, emisarët i kanë paraqitur atij propozimin me tri elemente.
Pas takimit, të dy deklaruan se faktori ndërkombëtar është unik në këto kërkesa dhe shpresojnë se të njëjtat do të dëgjohen.
Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.
Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.