Lajçak tregon çka bisedoi me kryenegociatorët në Bruksel
Lexohet për: 1 min.
Lajçak - Bislimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak ka thënë se kanë diskutuar një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai ka theksuar se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

https://twitter.com/miroslavlajcak/status/1681713110220931095?s=46&fbclid=IwAR0bLtZAsKHK3ANWnqiAhH5nvia0PbBGpgyCy9x5n6RtTeXqp1rKYOgRvR4

Diplomati sllovak ka zhvilluar takime të ndara me kryenegociatorët ndërsa nuk ka pasur një takim trepalësh.

https://kosovapress.com/admin/bislimi-lajcaku-vleresoi-qe-te-mos-kishte-takim-trepalesh-tani-per-tani/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025