Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli të deponuar nga ish-kryeministrja Ana Bërnbaiq, ku theksohet me shkrim se Serbia nuk zbaton disa nene të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Lajçak pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi të premten, nënvizoi nevojën e zhbllokimit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Ai tha se palët janë pajtuar për takim në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha një datë se kur do të ndodhë.“Letra është tërhequr. Pra, ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme. Por, marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, dhe për më tepër, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe rrugës së Serbisë drejt BE. Kështu që unë do të thoja se vlen dy herë, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe Serbisë dhe BE-së”, tha ai.
Emisari Lajçak tha se Bislimin kanë diskutuar agjendën e takimit të radhës dhe progresin që mund të arrihet në atë takim.Megjithatë, ai nuk dha një datë për takimin Bislimi-Petkoviq.
Sa i përket paralajmërimeve të serbëve për bllokim të pikave kufitare me Kosovën, Lajçak tha se një gjë e tillë nuk do të ndodh pasi do të pengonte lirinë e lëvizjes.