Lajçak për takimin e 24 tetorit: Është koha për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Lajçak për takimin e 24 tetorit: Është koha për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka folur mbi përgatitjet për takimin e radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut më 24 tetor në Bruksel

Ai në një postim në Facebook ka folur rreth takimit të fundit që kishte në Vjenë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, rreth hapave të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Është koha për të filluar zbatimin me zell”, ka shkruar diplomati sllovak në postim.

Lajçak ka folur edhe mbi pjesëmarrjen e tij në përvjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit në Berlin me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, duke thënë se kjo ishte një kujtesë e mirë se si ka evoluar qëndrimi i BE-së për zgjerimin gjatë dekadës së fundit.

“Sot, BE-ja është më e përgatitur se kurrë, por suksesi varet po aq nga angazhimi i Ballkanit Perëndimor për të trajtuar reformat e ashpra”, ka shkruar Lajçak, i cili takimet kësaj jave i ka përmbyllur në Londër me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, zyrtarë të FCDO dhe ekspertë për Ballkanin Perëndimor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024