Lajçak: Janë zvogëluar dallimet për dinarin, pres ide konkrete që të ecim para
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë për çështjen e dinarit, diferencat e qëndrimeve ndërmjet dy vendeve janë ngushtuar, teksa pret që të ecet para.

Ai ka treguar në një postim në Facebook se pas vizitës në Bosnje Hercegovinë, është kthyer në Bruksel për të gjetur, ashtu siç e quan ai, “një rrugë të mesme” për dinarin.

“Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë diferencën. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar ai.

Lajçak shtoi së në takimin e radhës në Bruksel pret që bisedimet të bazohen në ide konkrete.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
52
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024