Lahi Brahimaj: Do të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Lahi Brahimaj: Do të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës
4 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Lahi Brahimaj është zotuar se gjatë qeverisjes me Ramush Haradinaj kryeministër do të krijojnë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi zhvillimi për rininë.

Brahimaj, i cili në listë mban numrin 90, ka mbajtur takime me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralanit të Gjakovës, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, me të cilët kanë ndarë shqetësimet dhe diskutuan mbi sfidat që prekin këto vendbanime me vlerë historike.

Ai ka thënë se vizioni për një Kosovë Fituese mbështetet në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve.

“Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur - të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.

Kosova Fituese 137

Ramush Haradinaj 1

Lahi Brahimaj 90

"Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025"

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025