Napoli është në kërkim të një trajneri të ri pasi Luciano Spalletti ka kërkuar të largohet nga klubi edhe pse ia doli që ta fitojë titullin e kampionit në Itali.
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis tha dje për mediat italian se Spalletti ka kërkuar vet që të largohet nga klubi edhe pse kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Si rezultat i kësaj situate, Napoli tani duhet të gjejë një trajner të përshtatshëm për të zëvendësuar Spallettin, duke shpresuar të vazhdojë projektin dhe të konfirmojë rritjen e nivelit të skuadrës.
Siç raportohet nga “Calciomercato”, Napoli tani është i përqendruar në emërimin e Luis Enriques si trajner të ri të tyre, duke përgatitur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në sezon për spanjollin.
Nëse Napoli nuk arrin të sigurojë Luis Enrique-n, ata do të përqendrohen në objektivat e tyre të tjerë, si Thiago Motta i Bolonjës dhe Vincenzo Italiano i Fiorentinës .