Ky është trajneri i ri i Kosovës në futsall
Lexohet për: 1 min.
13-trajneri Kosova futsall
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) priti sot në takim Agon Ramadanin dhe Getart Hysenin, të cilët janë ish-lojtarë të futsallit.

Ramadani dhe Hyseni përgjatë karrierës së tyre kanë kontribuar në futsall, duke e përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

Pas përvojës së gjatë si lojtarë të futsallit, tani Ramadani dhe Hyseni do të vazhdojnë kontributin e tyre në futsall, kësaj radhe në pozita më zyrtare.

Agon Ramadani e pason Arben Simitçiun në pozitën e trajnerit të Kombëtares A në futsall, ndërsa Getart Hyseni do të jetë ndihmës trajneri i tij.

Ramadani dhe Hyseni falënderuan për besimin e dhënë dhe premtuan se do të japin më të mirën për Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024