Ky është numri i subjekteve dhe kandidatëve të certifikuar për deputetë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ky është numri i subjekteve dhe kandidatëve të certifikuar për deputetë
1 orë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës më 9 shkurt 2025.

Në këto 11 subjekte bëjnë pjesë Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Turk Partisi, Socijaldemokratska Unija, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Nova Demokratska Stranka, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, tha se sipas verifikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, asnjë kandidat nga këto parti politike nuk bie ndesh me ligjin.

LVV-ja ka 69 kandidatë burra dhe 41 gra, ndërsa PDK-ja ka 72 kandidatë burra dhe 38 gra, po aq edhe partia tjetër LDK.

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024