Ky është ambasadori i ri i Trump në Serbi
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Ky është ambasadori i ri i Trump në Serbi
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, njoftoi presidenti Donald Trump. Emërimi vjen pas muajsh spekulimesh se ish-guvernatori i Illinois Rod Blagojevich mund të marrë postin.

Brnovich me profesion është jurist. Ai është një politikan, veteran dhe ish-Prokuror i Përgjithshëm i 26-të i shtetit të Arizonës.

"Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare dhe më parë ka qenë Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të madh të Arizonës.”

Familja e babait të tij ka ardhur nga Mali i Zi - Brnovich janë një fis nga Nahija Leshanska. Familja e nënës së të tij ka ardhur nga Dalmacia, kishte njoftuar më herët Brnovich.

Si prokuror i përgjithshëm i Arizonës nga viti 2015 deri në vitin 2023, Brnovich ishte gjithashtu politikisht aktiv gjatë zgjedhjeve 2020, kur ai nisi një hetim mbi mashtrimin e dyshuar të zgjedhjeve. Megjithëse Trump pretendoi se zgjedhjet ishin vjedhur, hetimi i Brnovich nuk gjeti prova.

Sipas Politico, Brnovich nuk duhet të ketë asnjë problem me konfirmimin sepse pikëpamjet e tij konsiderohen si pjesë e rrjedhës kryesore të Partisë Republikane, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025