Specialitetet greke nga më të ndryshmet, të cilat zbukuronin pjatat dhe tërhiqnin vëmendjen e të ftuarve për t’i provuar, u vendosën në kuadër të vitrinës së “Kuzhinës greke dhe çiftëzimit të verërave”, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, “Hellenic”.
Për t’i parë nga afër, provuar dhe vlerësuar ushqimet e kuzhinës greke të përgatitura nga shefi i njohur grek, Konstantinos Slambakis, ishin të ftuar personalitete dhe figura të njohura politike nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
Vakali potencoi se afërsia gjeografike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë kontribuon në shndërrimin e ndërveprimeve turistike, kështu duke krijuar mundësi për thellimin e një miqësie natyrore.
Ambasadorja Vakali theksoi se rritja e flukseve turistike nga Kosova në Greqi nuk ka të bëjë vetëm me aspektet ekonomike të turizmi, por edhe me afrimin e dy popujve.
Ndërkaq, shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias tha se gjatë vitit të kaluar është vërejtur rritje e madhe e vizitave të kosovarëve në Selanik, për çka shtoi se prioritet kanë Kosovën, ngase sipas tij ajo mund të ndihmoj në arrijnë synimet të për të pasur turizëm gjatë gjithë vitit në Selanik.
Ai theksoi se Organizata e Turizmit të Selanikunt e konsideron tregun e Kosovës si shumë të rëndësishëm, duke shtuar se kështu ofrojnë mundësinë për të shkuar për pushime dhe vizitë në këtë qytet.
Ai e përshkruan Selanikun si destinacion me një larmi të madhe eksperiencash, si një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, duke pasur të njëjtat shtresa historie në qendrën e qytetit nga periudha bizantine, osmane, romake, e me 15 monumente të UNESCO-s.
Ndërkaq, shefi i njohur grek i kuzhinës i cili edhe bëri përgatitjen e menysë për të ftuarit, duke theksuar shijet dhe traditat e kuzhinës greke, të plotësuara nga një përzgjedhje e verërave të shkëlqyera greke, Konstantinos Slambakis tregon detaje sa i përket përgatitjes së specialiteteve nga kuzhina greke. Derisa specifikoi si pjatën kryesore atë të oktapodit me domate dhe përbërës të tjerë.
“Sot do të shijoni një kuzhinë tradicionale greke dhe një speciale nga produktet e Maqedonisë, nga Maqedonia Qendrore...11:26 Pra, një nga pjatat kryesore do të jetë oktapodi me domate...12:00 Dhe pjata tjetër do të jetë, kjo do të jetë... si gjevrek apo diçka tjetër. Dhe do të shoqërohet me vaj, dhe domate nga Selaniku. 12:52 Dhe ëmbëlsira do të jetë një bougatsa, një ëmbëlsirë tradicionale greke me krem, dhe me karamel”, tregoi Slambakis.
Të pranishëm në organizmin e vitrinës së “Kuzhinës greke dhe çiftëzimit të verërave”, ishin shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, disa nga ambasadorët e QUINT-it, anëtarë të kabinetit qeveritar në Kosovë dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.