Kuvendi pritet të votojë për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, për pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar.

Vazhdimi i seancës plenare është paralajmëruar për të hënën ora 10:00.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë sot Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, javën e kaluar, opozita ka kritikuar qeverinë për hartimin e këtij projektligj, derisa mazhoranca ka kërkuar nga deputetët që miratohet dhe të ndodhë kompensimi për operatorët ekonomikë që të përshpejtojnë dinamikën e realizimit të punëve publike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024