Kuvendi miraton në parim buxhetin 2025
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi miraton në parim buxhetin 2025
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën në lexim të parë Projektligjin për ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2025.

Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, ani se shprehen kritikat për projektbuxhetin 2025, të cilët e quajtën jozhvillimor, raporton KosovaPress.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 300 milionë euro më i madh se në vitin 2024.

Me këtë projeksion, për investime kapitale janë planifikuar 930 milionë euro.

Ndërsa, 916.5 milionë euro pritet të shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024