Kuvendi i Shqipërisë vendos të hënën mbi arrestin e Berishës, Rithemelimi njofton protestë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e Kryesisë së Rithemelimit është vendosur të zhvillohen protesta ditën e hënë para kryesisë së Kuvendit dhe të enjten para Parlamentit.

Të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Sali Berishës. Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion parlamentar.

Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tri herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës. Në këto kushte SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.

Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. /EuronewsAlbania

A do ta votojë kërkesën e SPAK për Berishën, flet deputetja demokrate Jorida Tabaku - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024