Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim projektligjin për Buxhetin 2023 dhe Paketën Fiskale
Lexohet për: 2 min.
kuvendi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Paketa Fiskale dhe projektligji për buxhetin 2023 është miratuar në parim vetëm me votat e partisë Socialiste, ndërsa opozita ka votuar kundër. Me 76 vota pro dhe 41 kundër, kuvendi ka miratuar Projektbuxhetin e vitit 2023. Ndryshimet ligjore në Paketën Fiskale janë miratuar gjithashtu vetëm me votat e mazhorancës. Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratua me 76 pro e 40 kundër, ndërsa projektligji për procedurat tatimore u miratua me 76 vota pro e 40 kundër.

Gjatë seancës maratonë të Kuvendit që ka zgjatur dy ditë ka pasur përplasje të shumta mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me buxhetin e viti 2023. Teksa mazhoranca tha se ky buxhet është i përshtatur me krizën ekonomike që ka përfshirë botën për shkak të luftës dhe se me të synohet mbështesja e shtresave në nevojë dhe rritja e pagave dhe pensioneve, opozita nga ana tjetër mendon se ky buxhet dëmton qytetarët dhe bizneset.

Gjatë prezantimit të buxhetit 2023, kryeministri Rama tha se në fokus ka mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Ky buxhet, tha Rama, është në buxhet 2-fishi i atij të vitit 2013 dhe se janë 12 mld lekë, plus edhe suporti i BE, për mbështetjen buxhetore të këtyre kategorive.

Ai shtoi po ashtu se do të rritet niveli i pagës minimale, ku nga 36 mijë lekë, do të shkojë në 38 mijë lekë, ndërsa do të rritet me 6% paga e mësuesve, punonjësve të shëndetësisë dhe zjarrfikësve. Kreu i qeverisë theksoi se mbështetja për familjet do të vijojë edhe rritjen e nivelit të pagave që nuk taksohen në 50 mijë lekë.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025