Kuvendi i Kosovës do mbajë seancë plenare më 11 nëntor, në të cilën do të trajtohet buxheti për vitin 2025. Partitë opozitare thanë se nuk do të votojnë Projektligjin për buxhetin, derisa theksuan se i njëjti ka mangësi të mëdha.
Madje, ata deklaruan se ky buxhet ka edhe probleme ligjore e kushtetuese, duke përmendur vendimin për rritjen e pagave në sektorin publik.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se buxheti për vitin 2025 ka mangësi, mirëpo siç konsideroi ai, i njëjti do të jetë jetëshkurtër pasi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit "qeveria e re do të rishikojë atë".
Kritika për buxhetin adresoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili e quajti "Projektligj që konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik dhe që s’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm për vendin".Sipas saj, vendimmarrja e opozitës është çështje e tyre, mirëpo siç tha ajo ky buxhet është proceduar në Kuvend sipas procedurës dhe në afatet e rregullta.
Projektligji për buxhetin për vitin 2025 është miratuar javën e kaluar në qeverinë e Kosovës.