Kuvendi cakton tri seancat e radhës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi sot shqyrton në lexim të dytë buxhetin 2025
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës më 2 dhjetor do mbahet seancë e re plenare, ku do të  diskutohet për katër vjet të qeverisë Kurti. Ndërsa, 5 dhjetor do të mbajë dy seanca tjera.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, nga mazhoranca thanë se synojnë në këto seanca të shtyjnë përpara agjendën parlamentare të pushtetit.

Mirëpo, nga opozita e kualifikuan si të domosdoshëm siç thanë shpërfaqjen e qeverisjes së dështuar të qeverisë Kurti.

Krahas kësaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shprehën skeptik për progres në dialog, pas pyetjeve për takimin e radhës të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025