Kushtrim Krasniqi, pjesë e komisionit për komunikim dhe marketing në LM Taranto 2026
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024-2026, ku pjesë e tyre do të jetë edhe Kushtrim Krasniqi, raporton KosovaPress.

Krasniqi është anëtar edhe i komisionit për komunikim dhe marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024