Kush është i emëruari special i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor?
Lexohet për: 1 min.
Anzhej Frangesh
2 vite më parë
Linku u kopjua

Anzhej Frangesh, ambasadori i parë rezident i Sllovenisë mori detyrën e tij në Bullgari më 11 qershor 2018.

Më 24 maj 2018, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, emëroi Anzhej Frangesh ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Sllovenisë në Bullgari.

Frangesh iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme në vitin 2003. Gjatë punës së tij në Ministri, nga viti 2005 deri në vitin 2009, ai u dërgua në Ambasadën e  Sllovenisë në Beograd, ku u fokusua në bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë dhe nga afër pasoi çështjen e Kosovës.

Në vitin 2011, ai u dërgua në misionin EULEX në Kosovë. Për tri vjet ai kreu detyrat e Zyrtarit Rajonal Ndërlidhës për Beogradin dhe Prishtinën dhe, ndërmjet 2014 dhe 2016, ai ishte i angazhuar si pjesë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm - Delegacioni i BE-së në Beograd, me fokus në dialogun Serbi-Kosovë.

Pas kthimit në Slloveni, ai shërbeu si Këshilltar i Kryeministrit për Punët e Jashtme, derisa mori detyrën e ambasadorit në Bullgari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025