Varrin ia hapën ani se ende merrte frymë.
Por, askush nuk besonte se ushtari, Bujar Haradinaj do t’iu mbijetonte 18 plagëve që i mori në trup në luftën për lirinë e Kosovës.
Më 6 qershor 1999 I kishte marrë 12 plagë njëherësh gjatë një ofensive të madhe.
Sipas tij, situata kishte qenë aq kritike sa ishin hapur tri varre, njëri prej tyre edhe për të.E një vit më herët, snajperi ia kishte përshkuar komplet pjesën e gojës.
“Gjatë gjithë luftës në zonën operative të Dukagjinit i kam pas disa plagë të rënda që i kam marr. Njëra prej tyre ka qenë me 12 qershor gjate. Jë ofenzive me forcat serbe dhe. Përpjekjeve për të shtyrë pozicionin të UCK-së kam pas snajper këtej dhe të dal këntej dhe mjekët pas një njohë kanë thënë kjo është mrekulli me hy dhe mos me prek asnjë pjesë qe e dëmton nofullën asgjë kjo ka qenë fat në fatkeqësi”, tha ai.
Ushtari i Zonës Operative të Dukagjinit, Bujari rrëfen edhe një moment të vështirë gjatë luftës, kur komandanti I kësaj zone, Ramush Hareadinaj u plagos rëndë.
“Rastisi që Ramushi të plagoset rreth orës 13:00 të ditës dhe plagë serioze ka qenë në dorë i shpuar anë e përtej dorën e djathtë e ka pas jashtë funksionit, por ka qenë edhe me kater shpuarje në kofsh që ishin plagë shumë të rënda dhe problemi ishte se nuk kishim as ndihmë të pare nuk kisha as si me ka lidh plagët dhe dikur pas 2-3 orësh filloi me i humb vetëdija nga gjakderdhja dhe ia izoluam me disa peshqira edhe do djathë që e gjetëm në atë shtëpi”, tha ai.
Në përvjetorin e 28 të Epopesë së Dukagjinit, Bujari e kujton shënjestrimin që forcat serbe ia bënë familjes Haradinaj, pjesë e të cilës është edhe vet.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, si edhe Gazmend e Agron Mehmetaj./B.Ibishi/