Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
t43t4
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Ai në një postim në rrjetin X, ka shkruar se gjatë takimit të sotëm ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është e etur për t'u bashkuar në "garën për në krye" në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me zgjerimin e kthyer në agjendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka pritur sot në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministrin Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024