Kryeministri Albin Kurti iu përgjigjur kritikave të opozitës sa i përket akuzave se në propozimin evropian, se marrëveshja nuk është filane dhe kontraktuale, duke e mohuar se ajo nuk është kontraktuale.
Kurti në seancën ku po diskutohet tha se më 18 gusht 2022, janë pajtuar që të ndodhë çdo muaj takimi në mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel por ato nuk po ndodhin, jo për fajin e tij.
Kurti shtoi se do të vazhdojë që sa herë të flet për Asociacionin, përmend Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por pati edhe dy lutje për pozitë e opozitë.
“Ajo çfarë iu kisha lut edhe juve, sa herë që flasim për Asociacionin, është mirë të shoqërohet edhe me dy elemente të domosdoshme, e para është reciprociteti. Nëse ata flasin për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ne duhet të flasim edhe për komunitetet jo shumicë, joserbe në Serbi. Presheva, Medvegja dhe Bujanovci në njërën anë dhe SNovi Pazari në anën tjetër. Pra është e domosdoshme që edhe në takimet me ndërkombëtar dhe në çfarëdo konferenca ndërkombëtare ku marrim pjesë të jemi sa më unik në theksimin e reciprocitetit se pakica kombëtare nuk ka vetëm në Kosovë...unë iu kisha lutur edhe një gjë tjetër, sa herë që thirren në marrëveshjen e parimeve të vitit 2013, ju lutem përmende se e ka shkel presidenti i Serbisë më datën 10 dhjetor, unë kam qenë në qeveri jo ju, më datën 10 dhjetor të vitit të kaluar presidenti i Serbisë, e ka shkel ata marrëveshje, nuk është fer që ne ta marrim si obligim thjesht të njëanshëm çfarëdo zbatimi, kur pala tjetër e shkeli, iu dërgoi letra pesë shteteve mosnjohje dhe iu tha mos e pranoni aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, pra ai e ka shkel pikën 14, marrëveshja e Zajednicës është brenda marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 por është në kuadër të saj, andaj duhet që çdo përfaqësues politik i popullit të Kosovës ta përmendim që nga dhjetori i vitit të kaluar ka ndryshuar situata“, tha ai.
“Marrëveshja nuk thuhet që është finale, është e vërtet, këtë e shpalosa para jush, por nuk është e vërtet që nuk është kontraktuale, pikërisht na konsiderojnë si palë kontraktuale, pra marrëveshja është kontraktuale”, tha ai, derisa foli edhe për integrimin në NATO.
“Sa i përket katër shteteve mosnjohje të NATO-s se kur do të na njohin, ne bëjmë më të mirën e mundshme me mundësitë tona që janë relativisht të vogla... ajo çfarë ne bëjmë është se do të marrim pjesë “Difender Evropë 23” me 1365 ushtarë të FSK-së në këtë pranverë, pra për tu integruar në NATO, synojmë dy përqindëshin si kriter, rritjen e kapaciteteve dhe punën tonë diplomatike e politike me katër shtete mosnjohje që janë brenda NATO-s, që edhe ato t’i bashkëngjiten 26 të tjerave“, tha ai.