Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të vitit 2022 organizoi pritjen e fundvitit me gazetarë.
Ai i falënderoi gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.
Në veçanti përshëndeti gazetarët, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.
“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” tha Kryeministri Kurti.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Të nderuar gazetarë,
Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.
Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.
Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën.
Në këtë vit që po e lëmë pas për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide, heqjen e TVSH-së, i falënderojmë.
Ju faleminderit e gëzuar!