Kurti uron Fitër Bajramin, përkujton 37 hoxhallarë dhe imamë të rënë dëshmorë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Fitër Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por edhe përkujtoi hoxhallarët që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti është shprehur se muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit.

Gjithashtu, ai kujtoi se në këtë 25 vjetor të masakrave të kryera mbi popullin dhe vendin tonë,por njëkohësisht në Kosovë, duhet përkujtuar edhe 37 Hoxhallarë dhe Imam që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit në Kosovë.

“Muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidoratitetit dhe të gjithë e dimë nga përvoja dhe historia që solidariteti dhe sakrificajanë janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo  ditë po përkujtojmë 25 vjetor të masakrave të tmerrshme  të kryera mbi popullin tonë, në vendin tonë, por njëkohësisht  beteja të lavdishme të UÇK-së.  Andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhollarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit. Lavdi të gjithë atyre, edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin”, është shprehur Kurti.

Bashkësinë Islame të Kosovës së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë ishte edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku. /A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024