Kurti uron ditën e Shën Luçisë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, në shënim të ditës së Shën Luçisë, e cila përveçse një ditë e veçantë në Suedi, festohet edhe në shumë vende të tjera të Evropës.

Kjo festë, mes të tjerash, është thirrje për solidaritet ndërmjet familjeve, miqve dhe komuniteteve tona, e veçanërisht tani, në këto kohë sfiduese për kontinentin tonë, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai i uroi të pranishmit, popullin suedez dhe të gjithë ata që e festojnë, ditën e Shën Luçisë. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024