Kurti takoi emisarin e ri norvegjez për Kosovën Eirik Nestas Mathisen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti takoi emisarin e ri norvegjez për Kosovën Eirik Nestas Mathisen
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim emisarin e ri special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale, çështje rajonale dhe tema me interes të përbashkët.

Kurti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, duke thënë se marrëveshja tregtare me vendet e EFTA-s, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale. 

Ai ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri Mathisen dhe falënderoi emisarin e deritanishëm norvegjez Haakon Blankenborg për kontributin e deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024