Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë, merr pjesë në konferencën e PES
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të merr pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti. Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.

PES do të mbajë sot konferencë dhe takim udhëheqës në Bukuresht. Aty do të marrin pjesë kandidati i përbashkët i PES për zgjedhjet evropiane Nicolas Schmit, presidenti i PES Stefan Lofven, kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i S&D dhe zëvendëspresident ekzekutiv i PES Iratxe García, Katarina Barley nga SPD Gjermani dhe zëvendës presidente ekzekutive e PES. Partia e Socialistëve Evropianë (PES) është një parti politike socialdemokrate dhe progresive evropiane. PES përbëhet nga parti politike të nivelit kombëtar nga të gjitha shtetet e zonës ekonomike evropiane (EEA).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025