Kurti: Tre kryetarët e komunave veriore nesër betohen në ndërtesa publike
Lexohet për: 2 min.
348377211_271863955282863_2822847454961109075_n (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se nesër në ndërtesa publike do të mbahen seancat konstituive për betimin e kryetarëve të rinj të komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Kurti, në fjalën hyrëse të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se nuk është normal që  tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.

https://kosovapress.com/admin/certifikohet-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-kater-komunat-veriore/

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbeten pa kryetar, dy prej tyre edhe pa Kuvende, e banorët atje pa shërbime komunale, kjo nuk është normale, veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.“, tha ai.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bte-enjten-betohen-kryetaret-e-tri-komunave-veriore/

Teksa e përmendi edhe betimin e Erden Atiq si kryetar të Mitrovicës së Veriut, shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Beogradi ndikoi në dalje të ulët të qytetarëveserbë në zgjedhjet e prillit që janë mbajtur në komunat veriore.

Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00, në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale.

https://kosovapress.com/admin/betohet-kryetari-i-ri-i-mitrovices-veriore-erden-atiq/

Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës./B.Ibishi/

https://kosovapress.com/admin/atiq-pas-betimit-do-te-punojme-per-te-gjithe-qytetaret-pa-diskriminim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025