Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Telekomin e Kosovës për t’u njohur me sfidat dhe sukseset e kompanisë gjatë këtij viti.
Kurti lavdëroi performancën e Telekomit duke thënë se ky vit ishte i suksesshëm, pasi ai ka arritur një fitim prej afër 6 milionë eurove gjatë këtij viti.
Kurti gjithashtu u pyet edhe në lidhje me deklaratën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili sot gjatë ditës tha se nuk është çështje e Kurtit ngritja e aktakuzave, pas kritikave të kryeministrit se ka mungesë të tyre pas sulmit të Banjskës.
Kurti tha se është për t’u habitur fakti se edhepse Radojçiq e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuzë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me këtë rast theksoi se Telekomi i Kosovës përveç që ka shënuar përformancë të mirë financiare, ajo shtoi se kjo kompani ka shënuar përparim edhe sa i përket investimeve.
Ajo tha se në katër komunat në veri të Mitrovicë, tashmë ka mbulushmëri me shërbime të telefonisë dhe internetit, gjë që sipas saj, kjo rritë edhe sigurinë për vendin.