Kurti: Të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të Kushtetutës
Lexohet për: 2 min.
96121674040057
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se duhet ruajtur vlerat e Kushtetutës.

Në 15-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, Kurti ka potencuar se duhet ruajtur të drejtat e njeriut, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit.

“15 vjet më parë, Kushtetuta jonë ka hyrë në fuqi. Si shumë të tjerë, e jona është një përzierje idealesh parimore dhe lëshimesh pragmatike. Le të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të saj më të mëdha – të tilla si të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit.”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Vetëm katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisarit. Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga më shumë se 115 vende të botës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/sot-15-vjet-nga-hyrja-ne-fuqi-e-kushtetutes/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025