Kurti takon ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Pas takimit që zhvilloi në mëngjes me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pasdite priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.

Sipas Qeverisë, temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, roli dhe përkrahja e çmuar e këtyre vendeve ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit, si dhe mbështetja e tyre në takimin e komitetit të ministrave, në vijë me votimin e Asamblesë Parlamentare muajin e kaluar.

Kryeministri u shprehi mirënjohjen dhe falënderimin ambasadorëve për përkrahjen e pakushtëzuar të shteteve të tyre përgjatë gjithë procesit.

“Kosova është demokracia e vetme evropiane që është jashtë Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i bazuar në merita dhe vlera të përbashkëta sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos komunitetet joshumicë, si dhe i kontribuon demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njofitm.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
671
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024