Kurti: Takimi në Ohër ka simbolikën e vet
Lexohet për: 1 min.
96121673962622
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për takimin e nesërm me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se Ohri u përcaktua si vendtakim nga ana e përfaqësuesit të lartë të BE-së, megjithatë ka edhe simbolikën e tij, meqë bashkë me Prespën njihen si qytete të marrëveshjeve.

“Nesër kemi takimin në Ohër, takim i nivelit të lartë i ndërmjetësuar, lehtësuar nga BE-ja. Është vendimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zotit Josep Borell që takimi të mbahet në Ohër. Ai do të vizitoj Maqedoninë e Veriut dhe meqenëse është një shtet fqinjë i Republikës së Kosovës, po ashtu edhe i Serbisë i cili në dy liqenet e veta tashmë ka dëshmuar se i shndërron ato qytete pranë, pra Ohrin dhe Prespën në vende për Marrëveshje, besoj që ka edhe një domethënie simbolike për këtë takim të radhës që do ta mbajmë në Ohër”, deklaroi Albin Kurti. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025