Kurti: S’kemi probleme me serbët, por me Beogradin zyrtar që nuk u distancua nga Milosheviqi
Lexohet për: 2 min.
aLBIN KURTIII
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin zyrtar që s’u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm. Ai shtoi se institucionet po iu ofrojnë integrim të plotë komunitetit serbë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahen të martën në Prishtinë, tha edhe se Kosova prinë në zhvillimin ekonomik në rajon.

"Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë fare me serbët. Problemet që kemi janë me Beogradin që nuk distancua as nga Milosheviqi i të kaluarës e nga Putini i së tashmes. Ky është problemi që kemi. Është me fqinjin tonë verior. Jo si popull po si regjim dhe jo aspak me serbët e Kosovës në komunat e veriut, të cilët po integrohen", tha Kurti.

Sipas tij, Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme në forcimin e sigurisë dhe demokracisë.

Pjesë e samitit është edhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili theksoi rëndësinë që BE-ja të luajë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor dhe t'i kushtojë rëndësi zgjerimit.

Ndërkaq, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, tha se vendet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të gatshme për çdo kërcenim të Rusisë dhe vendeve aleate të saj.

Ai tha se rreziku ndaj ndikimit rus ekziston edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në dobësimin e institucioneve demokratike përmes keqinformimit, destabilizimit dhe ndërhyrjeve në zgjedhje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025