Kurti sërish i përmend kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Millan Radoiçiqit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ripërsëriti kërkesat ndaj Serbisë për sukses në dialog, i cili përmendi nënshkrimin e marrëveshjes bazike,  dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiq.

Kryeministri Albin Kurti tha se po pret që të njoftohet nga vartwsi i tij, Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në sot Bruksel.

“Duhet të presim se çka do të na njoftoj prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator. Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Millan Radoiçiq dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bernabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kalur tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Albin Kurti.

Këto komente Kurti i bëri në manifestimin Tradicional “Ecja Simbolike”, një aktivitet që zhvillohet prej 18 vitesh nga QKLKGJ JETA/VITA.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

https://kosovapress.com/neser-takimi-i-kryenegociatoreve-ne-bruksel-skepticizem-per-progres-ne-dialog

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024