Kurti: Rritja mesatare ekonomike në këto dy vjet ishte rreth 7 për qind
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë renditi disa nga sukseset që, sipas tij, e karakterizuan qeverisjen dyvjeçare të tij.

Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ringjallje ekonomike dhe rikthim të normalitetit.

Kurti tha se rritja mesatare ekonomike në këto dy vjet ka qenë rreth 7 për qind dhe shtim të buxhetit si rezultat i qeverisjes së mirë.

Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë Covid 19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë.

“Përkundër vështirësisë të shkaktuar nga pandemia, kriza energjetike dhe pasojat e luftës në Ukrainë, rritja mesatare ekonomike në këto dy vjet ka qenë rreth 7 për qind, që është më e lartë se cdo rritje tjetër mesatare në dy vitet tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë. Për dy vjet buxhetit të shtetit i janë shtuar 760 milionë euro, kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro. Të gjitha këto pa ndryshime të politikave fiskale, kjo si rezultat i qeverisjes së mirë”, theksoi Kurti.  

Në këtë paraqitje, Kurti nuk la pa fajësuar edhe qeveritë e kaluara.

Kurti po ashtu ka thënë se në këto 24 muaj qeverisje, vullneti dhe ambiciet e tyre janë përballur me një trend të rënd e të trashëguar dhe në të njëjtën kohë me sfida./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024