Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, bashkëbisedoi me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë.
Mbështetja për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u diskutua me Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (Council of Europe Development Bank).
“Situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ishte në qendër të bisedës me ish-nën sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guéhenno.
Duke diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe çështje tjera aktuale, kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.