Kurti priti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
9.11.2022 ZKM (4)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë ka biseduar biseduan për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në vend. 

Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe këshilltarja për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Gjatë takimit u bisedua edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Shestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta.

Në takim u bisedua edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti.

Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025