Kurti priti në takim Kryesinë dhe Sekretariatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete
Lexohet për: 2 min.
13.12.2022 - ZKM (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Kryesinë dhe Sekretariatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentes.

Me kryetarin Agim Ferati dhe nënkryetarët Sevim Baki Bërveniku dhe Bajram Ilazi, u diskutua për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë në Kosovë.

Qeveria këtë vit ka krijuar Ekipin Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Me këtë rast, në takim u diskutua edhe për punësimin, angazhimin dhe avancimin e këtyre komuniteteve brenda institucioneve qeveritare.

Ndër të tjera, u theksua rëndësia e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë, por edhe puna e Qeverisë dhe hapat e ndërmarrë deri tani për Njësinë e Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryesia dhe Sekretariati i Këshillit shprehën falënderimin e tyre ndaj kryeministrin Kurti për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete, ndërsa kryeministri Kurti e ka uruar këshillin për mandatin e ri.

Më tej, kryeministri u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe më të ngushtë, përmes tre përfaqësuesve të tij në këtë Këshill, Slavisa Mladenovi?, Komisioneri për Gjuhë dhe dy këshilltaret e tij Politike, Elizabeth Gowing dhe Nurije Shala, të cilat po ashtu ishin në takimin e sotëm, thuhet në komunikatën për media.?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024