Kurti-Plenkoviq bisedojnë mbi fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Albin Kurti ka takuar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fusha me rëndësi madhore, si dhe në arsim.

Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tri vjetët e fundit u diskutua në këtë takim e ku kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura.

Kurti falënderoi Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Kosovës, ku Zagrebi zyrtar  ka kontribuar edhe përmes rritjes së prezencës në misionin paqeruajtës KFOR.

Në takim u vlerësua lart edhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024