Kurti përsërit shqetësimin mbi sundimin e ligjit në Serbi
Lexohet për: 2 min.
0-Albin-Kurti-4422-1-of-18-17
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin mbi sundimin e ligjit në Serbi.

Ai në një postim në rrjetin social X, ka bashkëngjitur reagimin e kryetarit të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) Stefan Lofven, duke thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurthemel i stabilitetit dhe progresit.

“I përsëris shqetësimet e ngritura nga presidenti i PES Stefan Lofven në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si gurthemel i stabilitetit dhe progresit, duhet të mbrohen kolektivisht. Këto shtylla të demokracisë janë vendimtare për aspiratat tona të përbashkëta si socialdemokratë”, shkruan Kurti.

Në letrën që Lofven i ka dërguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq më 9 janar 2024, shprehet shqetësimi mbi parregullsitë e konstatuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e 17 dhjetorit 2023 në Serbi.

“Si një parti politike evropiane që ndan dhe mbron vlerat themelore të Bashkimit Evropian si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat civile dhe mundësitë e barabarta për të gjitha partitë politike legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje, ne duhet të reagojmë për parregullsitë e konstatuara nga Misioni Vëzhgues Ndërkombëtar i Zgjedhjeve (IOEM) gjatë zgjedhjeve në Serbi”, thuhet në letër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025