Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte do të marrë pjesë në një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës, i cili do mbahet në Prishtinë.
Kurti duket që po mbështet kandidaten për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, kandidatin për kryetar të Bujanocit, Ragmi Mustafi, të cilës së bashku me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, do të jenë në tubimin mbështetës i cili do të mbahet në Fakultetin Juridik.
“Albin Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve në Ballkan. Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sot paska takim elektoral me vetëm një parti politike të Luginës. Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë. Nuk kam arritur ende ta kuptoj entuziazmin e Kurtit për përçarje e ndasi - por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve. I papërgjegjshëm deri në ekstrem”, ka shkruar ajo.
Në zgjedhjet të cilat do të mbahen këtë të diele në Luginën e Preshevës, garojnë shtatë parti politike.