Kurti pas humbjes së kombëtares: Është radha t’i ngrisim në këmbë me mbështetjen tonë
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrëmë(e premte), ka nisur rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” janë mposhtur nga Rumania me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri.

Për ndeshjen e zhvilluar mes Kosovës dhe Rumanisë, ka shkruar sot kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se ekipi i Kosovës mbrëmë pati një mbrëmje të vështirë.

Sipas tij, i njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.

I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.

Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

Forca Kosovë!

https://kosovapress.com/%e2%80%8bnis-keq-rrugetimi-i-kosoves-ne-ligen-e-kombeve

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024