Kurti: Parku i teknologjisë digjitale, vendi ku do të ‘lulëzojnë’ talentë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë inaugurimit të parkut teknologjik “Tech Park Prishtina”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi  mbështetje të vazhdueshme për këtë sektor.

Qendra për zhvillimin e teknologjisë “Tech Park Prishtina” synon të ndikojë drejtpërdrejt në kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, dhe studentët e TIK-ut. Ky objekt me mbi katër mijë metra katrorë që ka kushtuar 1.2 milion euro është investim i Ministrisë së Ekonomisë.

Kurti tha se ky investim është përkushtim i qeverisë ndaj sektorit të teknologjisë dhe gjithë rinisë së vendit. Sipas tij, investimet e tilla do t’i  mbështesin gjithmonë pasi që parku i teknologjisë digjitale do të jetë vendi ku do të 'lulëzojnë' talentët e vendit.

Ai shtoi se edhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për bashkëpunim dhe për të pajisur Parkun Teknologjik me pajisje të TIK-ut. Kërkesa për sektorin e Teknologjisë në vendin tonë është në rritje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se  ndërtimi i këtij parku ka qenë kërkesë e vazhdueshme e kompanive të TIK-ut, derisa u shpreh e kënaqur se një investim i tillë do të jetë frymëzues për të gjithë punonjësit e teknologjisë.

Ndërsa, ministrja e Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se TIK-u do të vazhdoj ta ketë në pronësi edhe për pesë vjet këtë park. Sipas Hajdarit rezultatet nga ky park do të jenë të rezultuara në kohë shumë të shpejt.

Edhe Zëvendësja e zyrës së BE-së, Eva Palatova u shpreh krenare për realizimin e investimit në sektorin e TIK-ut, e cila tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështes Kosovën në investime të sektorëve të ndryshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Plani i "Tech Park Prishtina“ është që të krijojë mbi 300 vende pune të kualifikuara, të strehojë më shumë se 60 kompani dhe startup, të zhvillojë së paku pesë shërbime të specializuara për kompanitë TIK , dhe të krijojë dy laboratorë kërkim- zhvillimi për industrinë e TIK-ut./A. Drenica/

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
199
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024