Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka rritje të kompanive prodhuese, ndërsa rënie të kompanive tregtare. Kështu është bërë e ditur në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS, në të cilën është theksuar se bizneset vendase po rriten dhe prodhimi po shtohet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se panairet e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit. Derisa ka falënderuar mërgatën për kontributin e dhënë për Kosovën, tha se diaspora janë urë-lidhëse për investime direkte dhe për turizmin në Kosovë.
Panairi do jetë i hapur edhe edhe nesër nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Ky edicion do të vazhdojë të mbulojë sektorët e energjisë, ndërtimit, minierave, makinerisë dhe mbrojtjes dhe sigurisë.